Ballina Aktualitet

Kryemadhi: Lufta kundër varfërisë, prioritet

TIRANË, 24 prill /ATSH/ – Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e LSI-së në rrethe.

Gjatë takimit, Kryemadhi është shprehur se LSI është e angazhuar në aksionin opozitar që të jetë sa më pranë qytetarëve.

Kryetarja e LSI e ka cilësuar betejën kundër varfërisë si prioritetin kryesor të partisë që ajo drejton.

“Opozita është e bashkuar kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë prioriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët”, – tha Kryemadhi.

Gjatë ditës së djeshme LSI firmosi me PD një marrëveshje me 10 pika për krijimin e koalicionit opozitar me aleatët e saj, ku edhe u diskutua edhe për aksionin opozitar.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Anderson braktis mbrëmjen gala për ”Olimpikun” e Marsejës
Artikulli tjetërGjoni: Ndryshimi i sistemit elektoral të jetë pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore