TIRANË, 23 prill/ATSH/ Investimet në kuadër të Rilindjes Urbane kanë transformuar Dibrën, duke përmirësuar jetën e banorëve.
Kryeministri Edi Rama solli pamje nga ky transformim, i cili ka prekur çdo skaj të kësaj bashkie.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Dibrës së rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Investimet në bashkinë e Dibrës janë shpërndarë në të gjitha njësitë administrative, si në infrastrukturë rrugore në shëndetësi, arsim dhe rikualifikimin e zonave urbane.
Rilindja Urbane në bashkinë Dibër fillon me bulevardin kryesor të qytetit me një gjatësi 0,6 km dhe me një shtresë plakë dekorative mbi 15000 m2. Projekti i Rilindjes Urbane ka sjellë transformimin e bulevardit në një zonë ekonomike dhe sociale për banorët dhe vizitorët.
Po ashtu, Unaza e Madhe e qytetit, 3,5 km një financim nga qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, është një investim që shmangë qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Rruga Kastriot-Arras me gjatësi prej 6 km, një financim nga qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, përgjysmon distancën fizike dhe kohore mes banorëve të 20 fshatrave të njësinë administrative Arras, njësia administrative Fushë-Çidhën dhe Peshkopisë. Rruga gjithashtu vlen edhe për qarkullimin e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Lurës dhe Muzeut të Skënderbeut në Sinë.
Po ashtu, është financuar Unaza e vogël, një financim nga qeveria shqiptare me gjatësi 1,7 km.
Një tjetër investim është gjimnazi i Maqellarës projekt i financuar nga qeveria në njësinë administrative me të madhe të bashkisë Dibër. Së shpejti nis rikualifikimi urban i zonës për rreth gjimnazit dhe qendrës së Maqellarës.
Nga investimet e bashkisë janë po ashtu transformimi i lagjes “Aksioni”, 2,35 km; transformimi i lagjes Dobrovë 0,6 km; në fshatin Dovolan, njësia administrative Maqellarë 1,5 km; në fshatin Mahtarë njësia administrative Maqellarë 1,5 km; rruga në fshatin Borovjan dhe Deshaj njësia administrative Kastriot; në fshati Stravec Njësia Administrative Tomin 1,5 km; në fshatin Pollozhan në Çetush njësia administrative Tomin, 2,3 km; rruga në fshatin katund i Vogël (Ubok) njësia administrative Maqellarë.
Të tjera investime janë kryer në fshatin Herbel, Maqellarë 0,7 km; fshati Pilaf njësia administrative Tomin, 1,5 km; dhe në fshatin Grezhdan njësia administrative Maqellar 0,7 km.
Po ashtu janë ndërtuar pritat përgjatë lumit Drin duke shmangur erozionin afër vendbanimeve, një financim i bashkisë Dibër.
Për sa i takon investimeve në shëndetësi është financuar rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në njësinë administrative Kastriot, si dhe qendra shëndetësore në njësinë administrative Maqellarë.
Lidhur me investimet në kulturë është rikonstruktuar muzeu i Kastriotëve në Sinë, vendlindja e Skënderbeut./m.m/ /a.g/





















