Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Microsoft nismë për mbrojtjen e mjedisit

NJU JORK, 21 prill /ATSH-ANSA/ – Gjiganti Microsoft ka njoftuar se do të rrisë masat për reduktimin e përdorimit të karbonit, diktuar nga madhësia dhe shpejtësia e ndryshimeve mjedisore, të cilat e bëjnë të qartë nevojën për të bërë më shumë.

Presidenti i kompanisë Microsoft-it, Brad Smith, shpjegoi se do të dyfishonte taksën e brendshme që kompania zbaton për emetimet e saj të karbonit duke e çuar atë në 15 dollarë për ton.

Paratë e mbledhura në këtë mënyrë do t’i bëjnë aktivitetet e kompanisë të qëndrueshme.

Smith ka njoftuar se kompania Microsoft do të arrijë qëllimin se do të rrisë me 60% energjinë e rinovueshme brenda vitit 2013./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlora me ujëra të pastra në sezonin turistik, impianti në funksion të plotë
Artikulli tjetërRama uron Pashkën katolike me foto nga vendi ku u rrit At Gjergj Fishta