Ballina Flash

Korça, destinacioni i preferuar i vizitorëve

TIRANË, 21 prill/ATSH-Megi Zonja/  Qyteti i Korçës këtë prag festash, është kthyer në një nga destinacionet e preferuar për mijëra vizitorë.

Ky qytet ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, sidomos pas përfundimit të një sërë investimesh, ku vlen të përmendim rikonstruksionin e Pazarit të Vjetër, Parkun e këtij qyteti, si dhe Pedonalen.

“Korçarë e vizitorë të shumtë i japin jetë qytetit më të bukur në Shqipëri”, shprehet kreu i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, duke treguar edhe disa fotot nga sheshet e qytetit të cilat janë të tejmbushura nga vizitorët e shumtë.

Serenatat korçare, atmosfera e ngrohtë, gatimet tradicionale, janë disa nga arsyet që qyteti juglindor është shndërruar në destinacionin perfekt për të kaluar fundjavat dhe festat e ndryshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak1 miliard euro investime të huaja direkte, nivel rekord në 2018
Artikulli tjetërElbasan/ 600 fermerë përfituan nga skemat lehtësuese të AZHBR-së në 2018-ën