Ballina Bota

FOKUS – PE mbyll legjislaturën mes emocionesh dhe përqafimesh

STRASBURG, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Salla është bosh, e shkretë. Kishte kaluar ora 14:00 dhe në sallën e Parlamentit Europian në Strasburg nuk ndodhej asnjë deputet.

Një orë më parë, ajo sallë politike ishte e mbushur me deputetë, asistentë dhe vëzhgues të cilët punuan, votuan dhe shprehën preferencat e tyre për herë të fundit si deputetë të legjislaturës së tetë.

Një seancë plenare intensive mes fjalimesh dhe votimesh, e ngjashme me të tjerat, por unike në llojin e saj, pasi ishte e fundit para zgjedhjeve europiane të fundmajit.

E vetme në llojin e saj dhe simbolike, në këtë sallë nuk mungoi asnjëherë përmbajtja emocionale e fjalimeve të një pjese të deputetëve, të ndarë mes atyre që do të lenë sallën përgjithmonë dhe atyre që do të rikthehen pas 26 majit, në sesionin e parë të korrikut.

Për të ndarë këtë moment, të shumta ishin reagimet e deputetëve, mes shkëmbimeve të përshëndetjeve, përqafimeve dhe duarsh në shpatulla, si në një ceremoni lamtumire.

Në imazhet e transmetuara nga një qark i brendshëm video i Parlamentit mund të shihen qartë emocionet mes njerëzve të pranishëm në sallë.

Mes përshëndetjesh dhe përqafimesh, nuk munguan edhe fotografitë ( selfie) me njëri-tjetrin, ndërsa presidenti shtrëngonte duart duke u tërhequr vëmendjen kolegëve për të respektuar ata që kishin kërkuar fjalën dhe atyre që po linin sallën.

Për të përshëndetur këtë legjislaturë ndodhej edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE,  Federica Mogherini, e cila falënderoi Parlamentin Europian dhe grupimet politike për “pesë vitet e punës së mirë të përbashkët”.

Mogherini uroi deputetët për “gjithë të mirat për ta dhe për jetët e tyre” dhe lëshoi një mesazh të fortë në sallë.

”Çfarëdo që të bëni, unë jam e sigurt se ju do ta mbani flamurin europian në zemrën tuaj”, shtoi ajo duke marrë duartrokitje të forta nga e gjithë salla./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.4.2019
Artikulli tjetërBerati, qyteti i parë me guidë praktike për hapjen e një biznesi të ri