RIAD, 18 prill /ATSH-ANSA/ – Arabia Saudite do të presë një takim vjetor të G20-ës vitin e ardhshëm, njoftoi të enjten agjencia e saj shtetërore e lajmeve, SPA.
Takimi do të mbahet në kryeqytetin Riad, nga 21-22 nëntori i vitit të ardhshëm.
Do të jetë hera e parë që një samit i tillë të zhvillohet në rajonin arab.
Samiti G20 bashkon dy të tretat e popullsisë globale, që përfaqëson 85% të prodhimit ekonomik global dhe 75% të tregtisë globale.
Grupet përbëhen nga 19 fuqitë kryesore ekonomike dhe Bashkimi Europian.
Muajin e fundit, Arabia Saudite ka pasur kritika në nivele globale pasi gazetari disident Jamal Khashoggi u vra në konsullatën e Riadit në Turqi në tetor.
Khashoggi, i cili punonte për ”Washington Post”, ishte një kritik i hapur i princit të fuqishëm të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.
Zyrtarët sauditë kanë mohuar vazhdimisht se djali i mbretit kishte lidhje me vrasjen e Khashoggi./ /os/ a.jor.














