BERLIN, 18 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit në ishullin portugez të Madeiras, ku 29 persona humbën jetën, shumica prej të cilëve se ishin nga Gjermania.
“Me trishtim dhe tronditje shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për bashkatdhetarët tanë si dhe të gjithë ata që u prekën nga aksidenti i tmerrshëm i autobusit në Madeira”, theksoi Merkel në një deklaratë.
Ajo gjithashtu falënderoi shërbimet e shpëtimit dhe mjekët në Madeira për përpjekjet e tyre./ /os/ /em/ a.jor.





















