Ballina Bota

KATAR – Sërish gra në Këshillin e Përfaqësuesve Bashkiakë

DOHA, 17 prill /ATSH-AFP/ – Komisioni Mbikëqyrës i Zgjedhjeve njoftoi për rizgjedhjen e dy grave, pas shpalljes së rezultateve në zgjedhjet lokale në Katar, çka rezultoi pa asnjë ndryshim në raport me vitin 2015, ndërsa në garë ishin pesë gra në mesin e 85 kandidatëve.

Dje, 27 722  katariotë u thirrën për të votuar dhe pjesëmarrja ishte 50,1%, raporton Komisioni.

Fituesit e zgjedhjeve do të rinovojnë Këshillin e Përfaqësuesve Bashkiakë, i vetmi organ i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët në këtë monarki të vogël konservatore të Gjirit.

Në deklaratat për median, një nga dy gratë e rizgjedhura, Sheikha al-Jafairi, raportoi për një pjesëmarrje të madhe të grave në zonën e saj zgjedhore, që dëshmon sensibilizimin e tyre politik.

Ajo pranoi faktin e një përfaqësimi të pamjaftueshëm të tyre, megjithëse do të kishte dashur më shumë gra, duke i kërkuar të mos humbasin shpresën dhe të vazhdojnë të luftojnë.

Kandidatja tjetër e rizgjedhur është Fatima al-Kuwari./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17.4.2019
Artikulli tjetërFOKUS – Notrë Dami trishtimi i madh edhe i botës islame