Ballina Flash

Edin Dzeko, pranë rikthimit në Premier League

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – E ardhmja e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko mund të jetë larg Italisë.

33-vjeçari nuk po gjen zgjidhje me “Romën” për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në fund të sezonit, për këtë arsye boshnjaku mendon rikthimin në Premier League.

Sipas medieve angleze, Dzekos i është ofruar ekipit të “West Ham-it”, që e ka kërkuar edhe më parë futbollistin, i cili me fanellën e italianëve në 171 paraqitje ka realizuar 86 gola.

Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, lojtari në Londër do të gjente ish-trajnerin e tij te “Manchester City”, Manuel Pellegrini.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pesimizëm për rritjen ekonomike në 2019
Artikulli tjetërShqipëria zgjeron tregtinë e mallrave me vendet e BE-së