ROMË, 16 prill /ATSH-AFP/ – Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed ben Abdelrrahmane Al-Thani kërkoi një zbatim rigoroz të embargos së OKB-së për importet e armëve në Libi, në një intervistë për të përditshmen italiane ‘’La Repubblica’’.
Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërpresë luftimet duke e bërë faktike embargon edhe ndaj Haftarit dhe duke parandaluar që këto shtete që e pajisën me municione dhe armatime shumë moderne.
I pyetur nëse i referohej Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit, ai u përgjigj se po konstatonte se këto tre shtete janë ato me të cilat Haftar ka kontakte të ngushta dhe se ata kanë interes për krijimin e një regjimi sipas modelit të tyre në Libi./ /v.b/ a.jor.












