TIRANË, 15 prill/ATSH/- 10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e gjeti Orkestrën Frymore të FA dhe Truprojën tonë të Nderit, me një imazh të ri e dinjitoz, me uniforma të reja, praktike, dhe mbi të gjitha, me motive shqiptare.
Formacioni i parë zyrtar i Bandës Frymore Shqiptare u krijua në vitin 1920, me mbërritjen në atdhe nga Amerika të bandës muzikore “VATRA” nën drejtimin e Thoma Nasit. Në vitin 1925 mbi bazën e bandës “VATRA” krijohet Orkestra Frymore Presidenciale dhe më pas, në shtator të vitit 1928, ajo shndërrohet në Bandën Mbretërore.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore krijohet Orkestra Frymore e Ushtrisë, në tetor të vitit 1994, në fshatin Priskë pranë kryeqytetit. Ajo kishte në përbërje rreth 25 instrumentistë partizanë, kryesisht ish-pjesëtarë të Bandës Mbretërore dhe Bandës së Ushtrisë. Debutimi i parë i Orkestrës Frymore të Ushtrisë ishte më datë 28 nëntor 1944, në Tiranë.
Orkestra Frymore Kombëtare e Forcave të Armatosura, e cila mban këtë emërtim që nga viti 2013, është e vetmja trupë profesioniste shtetërore në Shqipëri, e cila realizon detyra të parashikuara me ligj si: protokollin zyrtarë të shtetit, ceremonitë kombëtare si festa, manifestime, etj, ceremonitë e Forcave të Armatosura, përvjetorë, paradat, inaugurime dhe veprimtari të ndryshme koncertore brenda dhe jashtë vendit.
Ndëekaq, në vigjilje të festave të fundvitit, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura (OFFA) u nderua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga bashkia Tiranë.











