Ballina Bota

KINË – Ndërzim artificial te breshkat në zhdukje

PEKIN, 13 prill /ATSH-AFP/ – Një specie breshke është afër shfarosjes, pas ngordhjes së një specieje femër në një kopsht zoologjik në lindje të Kinës, një ditë pas përpjekjes së dështuar të ndërzimit artificial, bën të ditur media.

Breshka me zhguall të butë e Jancesë nuk numëron më shumë se tre specie që njihen në të gjithë sipërfaqen e globit, pas ngordhjes të një breshke femër e moshës 90 vjeç, në kopshtin zoologjik të Suzhout, në rajonin e Shangait.

Kafsha ngordhi pasi kopshti zoologjik u përpoq si mundësia e fundit për të shpëtuar specien me ndihmën e ndërzimit artificial të një breshke mashkull që jetonte në po të njëjtin kopsht zoologjik, i moshës mbi 100 vjeç.

Përveç breshkës së mbijetuar mashkull, tani nuk kanë mbetur vetëm dy përfaqësues të species, të cilët jetojnë në gjendje të  lirë në Vietnam. Gjinia e dy specieve nuk dihet, nëse kemi të bëjmë me dy meshkuj, çdo shpresë për të ruajtur specien do të shuhet.

Breshka me zhguall të butë e Jancesë, breshka më e madhe e ujërave të ëmbël mund të arrijë një gjatësi deri në një metër dhe një peshë deri në 100 kilogram.

Breshka, habitati i së cilës shtrihet përgjatë Jancesë, lumi më i gjatë në Azi dhe në disa brigje të tjera lumenjsh në Kinë, është drejt zhdukjes për shkaqe si gjuetia por edhe ndotja./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Pas ankesës së banorëve, UKT zgjidh defektin në rrugën “Besim Imami”
Artikulli tjetërSiguria dhe pastërtia të domosdoshme për një turizëm tërheqës