TIRANË, 13 prill/ATSH-Megi Zonja/ – Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar me 15 vite burgim nga Gjykata e Durrësit.
Sipas Interpol Tirana, shtetasi Astrit Dule 48 vjeç, lindur në Fier ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale, “Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.
/e.caushi/























