Ballina Ekonomi

Shkodër/ Zyra e Punës punëson 3 të rinj pranë Institutit të Statistikave

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës, tre të rinj u punësuan në Institutin e Statistikave Shkodër.

Antoni, Xhersi dhe Sokoli janë 3 të rinjtë që besuan se bashkëpunimi me Zyrën Punës, do të ishte rruga e duhur drejt një punësimi të suksesshëm.

Falë bashkëpunimit me Institutin i Statistikave Shkodër, Zyra e Punës ndërmjetësoi me sukses për punësimin e tyre në pozicionin e nëpunësit pranë këtij Instituti.

Vetëm gjatë javës së parë të muajit prill, në gjithë vendin janë punësuar 589 persona përmes Zyrave të Punës. /j.p/

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në arsim, 39 milionë lekë për shkollën e Libofshës
Artikulli tjetërMeta: E domosdoshme një klimë e re e të dëgjuarit të njëri-tjetrit