DUBROVNIK, 12 prill /ATSH-ANA/ – Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç përshëndeti Greqinë si anëtaren e 17-të europiane të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore (CEEC) dhe Kinës, e njohur ndryshe si Iniciativa “16 + 1”.
Në hapje të samitit të CEEC-Kinë, Plenkoviç tha se kishte kënaqësinë e përshëndetjes së Greqisë si një anëtare e re e kësaj iniciative.
Në fund të sesionit të ditës së sotme, Greqia zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 17-të e ’16 +1 ‘, që do të quhet tashmë “17 + 1”.
Me shtimin e Greqisë, vendet anëtare të BE që marrin pjesë në këtë iniciativë do të arrijnë në 12./ /os/ a.jor.























