Ballina Flash

​Komuna e Mitrovicës mbështet 81 fermerë me serra

PRISHTINË, 12 prill /ATSH/ – Komuna e Mitrovicës nënshkroi sot kontratën me 81 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një serrë të tipit ”Tunel”, me sipërfaqe 50 metra katrorë.

Fermerët përfitues të serrave, sipas kësaj kontrate, detyrohen që serrën e përfituar ta shfrytëzojnë për rritjen dhe kultivimin e perimeve, në mënyrë që të rritet aftësia konkurruese në treg.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se zhvillimi i bujqësisë është një faktor tejet i rëndësishëm që duhet të afirmohet edhe më shumë në të ardhmen.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Mitrovicës, Ekrem Sadiku, u shpreh i kënaqur që ecuria e përzgjedhjes së këtyre bujqve përfitues të serrave është realizuar gjithmonë sipas procedurave të parapara.

Sipas tij, ky projekt implementohet më qëllim të stimulimit të fermerëve dhe rritjes së aftësisë konkurruese për prodhimin e perimeve.

Në anën tjetër, përfituesit e serrave janë shprehur të kënaqur për mbështetjen e komunës, me këtë rast falenderuan drejtorin Sadiku për punën e tij të palodhshme. /KosovaPress//e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“International Albanian Brass Festival”, bashkon 60 artistë të huaj dhe shqiptarë
Artikulli tjetërTifozët e “Chelsea” sulmojnë Salah