BRUKSEL, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Ndarja mes Londrës dhe BE u quajt ndryshe edhe Brexit- Halloween, sepse akrepat e orës së divorcit në Britaninë e Madhe u zhvendosën për më 31 tetor.
Tetë orë punë, kaq iu deshën 27 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e jashtëzakonshëm për t’i dhënë mundësinë Theresa May të marrë frymë edhe për gjashtë muaj të tjerë duke i lejuar të kërkojë një shumicë për marrëveshjen e divorcit në Westminster duke shmangur kështu kolapsin e një ndarjejeje traumatike që, sipas kalendarit të vjetër, do të duhej të ishte kryer nesër.
“Një kohëzgjatje fleksibël, pak më e shkurtër nga sa pritej, por mjaftueshëm për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Mos e shpërdoroni këtë kohë”, paralajmëroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk duke iu drejtuar Dhomës së Komuneve që tani e kanë topin në fushën e tyre.
Kushti i vendosura nga Bashkimi Europian për të marrë një shtyrje është pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në zgjedhjet europiane.
“Dura lex, sed lex” (”ligji është i ashpër, por është ligj”- lat.) tha presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, i cili theksoi se “rishikimi i vendosur në Këshillin Europian për në qershor nuk do të jetë një kurth, por një mundësi për ta parë më mirë këtë situatë”.
Në favor të vendimit për ta shtyrë Brexit deri më 31 tetor – i cili përkon me skadimin e mandatit të ekzekutivit të Juncker – i cili ka pasur shpresën se dialogu i ri i nisur nga kryeministri britanik me udhëheqësin e punës Jermey Corbyn, do t’i japë frytet shumë shpejt dhe do të lejojë më në fund hapjen e një kapitulli të ri.
Argumentet e sjella në tryezë nga May, e cila u tha homologëve të saj se “donte të largohej sa më shpejt që ishte e mundur” duke përmendur datën 22 maj, dukeshin më të forta në të kaluarën, por jo aq të forta sa për ta bindur menjëherë presidentin francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti në samit tashmë i vendosur me opsionin e një kohëzgjatjeje të shkurtër deri më 30 qershor, por i mbështetur nga një numër i vogël i udhëheqësve të tjerë, përfshirë këtu edhe kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Macron tha se ishte i shqetësuar për zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe bashkëpunimin besnik të Londrës gjatë periudhës së qëndrimit.
”As edhe një takim dypalësh me Angela Merkel nuk shërbeu për të zbutur qëndrimet e liderit të Elysee, pasi ishin të nevojshme propozime të ndryshme dhe një konfrontim i ashpër me Juncker, për ta bërë atë të ndryshonte mendje”, thanë burime diplomatike.
Presidenti francez, i cili në fund të samitit foli për kompromisin më të mirë të mundshëm për të ruajtur unitetin e të 27-ve, luajti rolin e kundërshtarit në takim, i pakënaqur edhe duke theksuar ashpër konkluzionet e tij, me një mekanizëm për të neutralizuar çdo veprim pengues nga Mbretëria e Bashkuar gjatë kohëzgjatjes.
Një ”gogol” që brexiteers-at konservatorë u kthyen për ta trembur duke shqetësuar madje edhe presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili paralajmëroi se Parlamenti Europian nuk është një hotel, ku mund të hyhet e të dilet sipas dëshirës.
Mbrojtësaj e flaktë e kësaj shtyrjeje me Londrën – e cila fillimisht ishte nëntë apo 12 muaj – ishte kancelarja Merkel (rasti deshi që ajo të vishte një xhaketë blu të ndezur si ajo e kryeministres britanike), e cila luftoi deri në fund, duke kujtuar nevojën për të ruajtur unitetin e BE-së dhe shmangien e një Brexit pa marrëveshje.
Bashkimi i të 27-ve është i sigurt tani për tani, por nuk është e sigurt nëse saga e Brexit nuk do të rezervojë së shpejti surpriza të reja./ (Nga Patrizia Antonini) /ash/ a.jor.













