Ballina Bota

SHBA – Trump: Fitorja e Netanyahu rrit shanset për paqe

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se rezultatet e zgjedhjeve legjislative izraelite, që nxjerrin favorit kryeministrin Benjamin Netanyahu, rrisin shancet për paqe në Lindjen e Mesme.

“Mendoj se ne kemi një shanc më të mirë tani që Netanyahu ka fituar”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan vuri theksin mbi planin e paqes që po punon ekipi i tij që kur erdhi në pushtet dhe që përmbajtja e të cilit edhe sot e kësaj dite mbahet sekret. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRihapja e dosjes së Masakrës së Peshkëpisë – Prefekti Aliaj: Zgjon shpresën për drejtësi
Artikulli tjetërShqipëria drejt një sistemi drejtësie eficient dhe të paanshëm