Ballina Bota

PARIS – Venezuela dhe Arabia Saudite ulin prodhimin e naftës të OPEC-ut

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) regjistroi një rënie të konsiderueshme me 534 000 fuçi në ditë në muajin mars, me një rënie shumë të madhe në Arabinë Saudite dhe Venezuelë, njoftoi karteli në raportin e tij mujor.

Venezuela, e zhytur në pastabilitet politik dhe e prekur nga ndërprerjet e përsëritura të energjisë elektrike, nxori nga nëntoka rreth 289 000 fuçi në ditë naftë të papërpunuar më pak se muajin e kaluar.

Prodhimi i saj arriti vetëm 732 000 fuçi në ditë, ndërkohë që ajo tejkalonte milionin në fillim të vitit dhe i afrohej gati shifrës dy milionë në 2017./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Iniciativa e Dimensionit Social”, asistencë për projekte sociale për 11 bashki
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel mbështet idenë e një shtyrjeje të gjatë të Brexit