BERLIN, 10 prill /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pohoi sot se mbështeste idenë e shtyrjes së Brexit përtej 30 qershorit, një afat i kërkuar nga Londra, kur na ndajnë vetëm disa orë nga samiti europian, vendimtar për çështjen.
“Unë jam e mendimit se duhet t’i lëmë një afat të arsyeshëm partive politike britanike për të negociuar një rrugëdalje nga kriza, dhe për këtë arsye është mjaft e rëndësishme që (afati i dhënë nga BE-ja) të jetë më i gjatë sesa ai i kërkuar nga kryeministrja britanike”, deklaroi ajo para deputetëve gjermanë.
Britania e Madhe mund të jetë në prag të një daljeje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian këtë të enjte, pasi drejtuesit europianë nuk po i japin ende një afat të ri./ /v.b/ a.jor.