Ballina Bota

BM – Edhe Dhoma e Komuneve miraton shtyrjen e Brexit

LONDËR, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Edhe Dhoma e Komuneve, pas asaj të Lordëve, miratoi ligjin që e detyron kryeministren britanike, Theresa May të kërkojë shtyrjen e Brexit përtej 12 prillit, datë në të cilën Londra duhet të largohet nga BE pa marrëveshje, raportoi shtypi britanik.

Përveç kësaj parlamenti, pas nënshkrimit të mbretëreshës Elizabeth, orët e ardhshme, tani ka fuqinë për të bërë ndryshime të detyrueshme ligjore si ai mbi zgjatjen e shtyrjes së kërkesës së kryeministres tek BE, e cila për momentin duhet të presë deri më 30 qershor./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Erdogan: Synojmë 100 miliardë dollarë shkëmbime tregtare me Rusinë
Artikulli tjetërProtesta te Bregu i Lumit, Tabaku: I bëj thirrje shtetit të dëgjojë banorët