Ballina Flash

Të enjten zgjidhet anëtari i KLP-së

TIRANË, 8 prill/ATSH/ – Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur të enjten datë 11 prill mbledhjen e përgjithshme të Prokurorëve për të zgjedhur anëtarin prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas njoftimit të publikuar të hënën nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se, në mbështetje të nenit 111 të ligjit për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas përfundimit të verifikimit të kandidaturës Vatë Staka, i cili kaloi me sukses procedurën e rivlerësimit, thirret mbledhja e përgjithshme e prokurorëve.

Kështu, janë njoftuar të gjithë prokurorë e prokurorive të gjithë niveleve se të enjten e datës 11 prill thirret mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror të KLP-së.

Siç njoftohet, pjesëmarrja e prokurorëve të të gjitha niveleve është e detyrueshme, referuar ligjit, përjashto rastet kur prokurorët për garantim të shërbimit përkatës nuk mund të lëvizin nga rrethi përkatës apo dhe për arsye të tjera objektive. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier/ Drejt përfundimit rehabilitimi i Varrezave të Dëshmorëve
Artikulli tjetërLIBI – Sulme ajrore kundër të vetmit aeroport funksional në Tripoli