LIBI – Sulme ajrore kundër të vetmit aeroport funksional në Tripoli

TRIPOLI, 8 prill /ATSH-AFP/ – Një avion ushtarak i pa identifikuar zhvilloi sot një sulm kundër aeroportit “Mitiga”, i vetmi funksional në kryeqytetin libian, që ndodhet në periferinë lindore të Tripolit, njoftoi aeroporti në një komunikatë të shkurtër.

“Sulmi që shënjestroi një prej pistave të uljes, pa shkaktuar viktima, nuk është marrë përsipër nga asnjë grup”, sipas një burimi të forcave të sigurisë.

“Autoritetet aeroportuare libiane pezulluan sot trafikun ajror në kryeqytetin libian pas sulmeve ajrore që shënjestruan Mitigan”, sipas kompanisë kombëtare “Libyan Airlines” dhe një burimi aeroportuar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.