Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08.4.2019

MILANO (Itali) – Matteo Salvini nis fushatën për zgjedhjet europiane me një thirrje për formimin e një grupimi të madh sovranist.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

STRASBURG (Francë) – Seancë plenare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

DUBLIN (Irlandë) – Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit do të udhëtojë drejt Dublinit për diskutime me qeverinë irlandeze.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni paraqet një plan për inteligjencën artificiale në BE.

BARCELONË (Spanjë) – Partia Popullore (e djathta) prezanton programin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 8 prill 2019
Artikulli tjetërKosovë/ Reshje shiu dhe ulje temperaturash