TIRANË, 8 prill/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.
Në orët e mbrëmjes në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër parashikohet që reshjet hera-herës të jenë me intensitet, deri të lartë në formën e shtrëngatave, me rrebeshe e shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 18 m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.0 metra, më tepër në mbrëmje.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/18 | re shi |
| Kukës | 7/15 | re shi rrufe |
| Lezhë | 11/18 | re shi |
| Dibër | 7/15 | re shi rrufe |
| Durrës | 9/19 | re shi |
| Tiranë | 12/18 | re shi |
| Elbasan | 9/17 | re shi rrufe |
| Berat | 8/19 | re shi rrufe |
| Vlorë | 11/19 | re shi rrufe |
| Korcë | 4/13 | re shi |
| Gjirokastër | 6/17 | re shi rrufe |
| Sarandë | 11/19 | re shi |
/a.g/






















