Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 5 prill

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Dita e premte do të nisë me vranësira e reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë do të ruhet deri në orët e paradites e më pas do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe intervale kthjellimesh.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 3-12 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje deri në 20-25 m/s, deti i forcës 5-6 ballë. Temperaturat parashikohen si më poshtë:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 10/23
Kukës 6/20
Lezhë 8/22
Dibër 7/17
Durrës 10/23
Tiranë 12/24
Elbasan 12/23
Berat 7/24
Vlorë 14/24
Korcë 7/18
Gjirokastër 7/24
Sarandë 12/23

j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Debati me opozitën e re në Parlament, më i mirë se më parë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05.4.2019