Ballina Aktualitet

Drejtoresha e ONM, Calavera vizitë dyditore në Tiranë

TIRANË, 4 prill /ATSH/ – Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera do të vizitojë Tiranën

Gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, 4-5 prill, Ruiz Calavera do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministren e Financave, Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Genoveva Ruiz Calavera, do të marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në Hotel “Tirana International”, në Tiranë.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi.

Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë aleatëve të NATO-s
Artikulli tjetërFOTO/ “Darka e lamtumirës”, komedia franceze rikthehet në teatër