Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Mbyllet Google Plus

NJU JORK, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Google Plus mbylli dyert e tij, të hapura që prej vitit 2011.

Google i kishte njoftuar përdoruesit për të ruajtur fotot, videot dhe faqet e arkivuara, të cilat që prej fillimit të 2 prillit do të fshiheshin.

Për të kërkuar arkivin që përmban të dhënat e tua në Google Plus, shkohet te faqja ”Download your data”, pastaj zgjidhen arkivat që dëshirohen të ruhen dhe klikohet për në hapin tjetër.

Duhet të zgjidhet metoda për dorëzimin e arkivave të shkarkuara dhe përzgjedhja e zgjerimit dhe madhësisë së arkivave që duhet të shkarkohen.

Në këtë pikë mund të fillohet me rikuperimin e të dhënave. Kur përmbajtja është gati për shkarkim, përdoruesi do të marrë një email me skedarët e kërkuar.

Gjithashtu mund të fshihet edhe profili juaj: pasi të keni akses, thjesht klikoni në ikonën e mbeturinave pranë profilit të Google Plus dhe konfirmoni opsionin ”Fshij Google Plus” në dritaren e informacionit që shfaqet./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak300 mijë shqiptarë me adresa të sakta brenda 3 muajve
Artikulli tjetërKomision parlamentar për të ndryshuar ligjin për financimin e partive