Ballina Bota

BM – Përballje May-Corbyn për Brexit

LONDËR, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Është parashikuar sot pasdite një përballje kokë më kokë midis kryeministres britanike, Theresa May dhe liderit të opozitës laburiste, Jeremy Corbyn pasi May i kërkoi këtij të fundit një marrëveshje hipotetike transversale për një Brexit më të butë, deklaroi ministri britanik për Brexit, Stephen Barclay, në një seancë dëgjimore sot në komision.

Barclay shtoi se objektivi tani është një kompromis që mund të lejojë që Britania e Madhe të largohet nga BE më 22 maj dhe se kërkesa për shtyrje të mëtejshme do të paraqitet në Bruksel javën e ardhshme, pas bisedimeve mes kryeministres May dhe laburistit Corbyn.

Ministri më pas ka specifikuar se kryeministrja nuk vendos parakushte për kërkesat kryesore të Corbyn, por përsëriti se ai ishte personalisht kundër një referendumi të dytë, çka konfirmonte një marrëveshjen të mundshme./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Një tjetër ministër dorëhiqet pas akuzave kundër May
Artikulli tjetërÇuçi: Opozita, të gjitha hapësirat ligjore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme