UASHINGTON, 2 prill /ATSH-AFP/ – Miliarderi Michael Bloomberg mund të vendosë të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 pas akuzave të ngritura kundër ish-zëvendëspresidentit, Joe Biden.
Sipas portalit informativ amerikan “Axios” që citon disa burime, sipas të cilave Bloomberg kishte njoftuar me 5 mars se nuk do të kandidonte sepse nuk dëshironte të garonte kundër Biden për të njëjtët votues.
Por tani, ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut mund të kandidojë në rast se Biden tërhiqet dhe Bloomberg do të ndjente nevojën e një kandidati të qendrës. /G.S/






















