PRISHTINË, 2 prill /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën me dije se java e parë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, diell, vranësira dhe reshje shiu.
Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i kthjellët dhe me diell gjatë pjesës së parë të ditës, por në orët e vona pritet fuqizim i masave ajrore, të cilat parashikohen të krijojnë kushte për vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu.
Në fushat termike priten ndryshime, ku minimalet parashikohen të lëvizin ndërmjet 2-4°C , ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 18-22°C. /KosovaPress//e.malaj/























