Ballina Flash

Dita Botërore e Autizmit, Banka e Shqipërisë ndriçohet blu

“Ndriçoje krejt blu” për më shumë sensibilizim

TIRANË, 2 prill /ATSH/- “Banka e Shqipërisë është ndriçuar me dritë blu”, në Ditën Botërore të Autizmit.

Banka e Shqipërisë së bashku me shumë institucione të tjera, janë ndriçuar me ngjyrë blu duke iu bashkuar nismës në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, për të rritur sensibilizim mbi këtë sëmundje dhe pasojat e tij tek individët, familjet dhe e gjithë shoqëria.

“Ndriçohu krejt blu”, është një nismë globale unike, të cilës i është bashkuar edhe Shqipëria, për të rritur ndërgjegjësimin mbi autizmin. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Parashikimi i motit 2 prill
Artikulli tjetërRilindja turistike dhe ekonomike e Korçës