Ballina Bota

HAPËSIRË – Konfirmohet në Mars prania e metanit

ROMË, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Prania e metanit në atmosferën e Marsit është konfirmuar, sipas një kërkimi të ri të kryer nga një grup italian, që ka zbuluar praninë e këtij gazi, një tregues i jetës së një aktiviteti gjeologjik.

Tani sfida është për të kuptuar nëse metani i Marsit është me origjinë organike.

“Së fundmi ne kemi parë vëzhgimin e njëkohshëm të metanit në Mars, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, me dy instrumente të pavarura dhe shumë të ndryshme: një rover në sipërfaqe dhe një spektrometër në orbitë rreth planetit”, vëren Marco Giuranna, i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

“Rezultati më i rëndësishëm është se të dyja studimet krejtësisht të pavarura sugjerojnë të njëjtin vend të origjinës”, shtoi ai./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi, ekspertizë në Zvicër në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Artikulli tjetërDita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Hysi: Një ditë për reflektim