Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, Hysi: Një ditë për reflektim

TIRANË, 2 prill /ATSH – I. Vata/ – Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi kujtoi sot ditën Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, si dhe bën apel për reflektim nga të gjithë, e kryesisht nga politikëbërësit.

“Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, një ditë reflektimi për të gjithë, së pari, nga ne politikëbërësit: për nevojat që kanë fëmijët me çrregullime të spektrit autik, mbështetjen, shërbimet, përkujdesin për ta dhe familjet e tyre”.

Po ashtu, Hysi shton se “ka shumë për të bërë. Për shumë gjëra duhen njerëz të përkushtuar dhe fonde, por për të dhënë dashuri për fëmijët nuk ka nevojë për para, por për njerëz që japin dashuri dhe tregojnë vëmendje”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.