TIRANË, 1 prill/ATSH/ – Në Pogradec po bëhen të gjitha përgatitjet për sistemimin e infrastrukturës përpara nisjes së sezonit turistik.
Konkretisht bashkia ka nisur punën intensive për pastrimin e vijës bregliqenore, ndërsa njëkohësisht po punohet edhe për sistemimin e plazhit në zonat ranore.
Ndërhyrja synon që plazhi do jetë gati përpara çeljes të sezonit turistik. Qyteti i Pogradecit, i banuar që nga periudha neolitike, ndodhet i shtrirë në një peizazh mahnitës blu të liqenit dhe pranë kodrave të gjelbra të rrethuara nga disa male.
Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milionë vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore. /k.s/j.p/












