Ballina Bota

GJEOLOGJI – Mbulesa e Tokës është ndryshe nga ajo që dihet

PADOVA, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Mbulesa e Tokës është ndryshe nga ajo që dihet.

Në shtresat e saj më të thella nuk ka lëngje, siç ishte menduar më parë, por një material i ngurtë si hekuri i farkëtuar, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Geoscience” nga Manuele Faccenda i Universitetit të Padovës.

“Për të studiuar këtë pjesë të paarritshme të planetit, ne përdorëm tomografinë sizmike, që është studimi i shpejtësisë së përhapjes së valëve sizmike, e cila punon si një TAC mjekësor dhe jep një pamje të strukturës së brendshme të Tokës”, thotë Faccenda.

“Ne kemi treguar se nuk ndodh kështu në thellësitë e Amerikës së Jugut dhe unazës së Paqësorit të Jugut,” shton koordinatorja i studimit, Ana Ferreira nga Universiteti i Lisbonës./   /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak243 vatra zjarri në mars, Xhaçka: Akte vandale, të ngjashme me tritolin te shtyllat elektrike
Artikulli tjetër“Tirana” kërkon hetim për incidentet në ndeshjen ndaj Laçit