Ballina Flash

Memaliaj/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Amanikaj”

TIRANË, 30 mars/ATSH/ – Forcat e Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin “Amanikaj”, duke sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, si dhe duke arrestuar një shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit B.K., 29 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një shtetas tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K. (në fshatin Zhapokikë) u gjetën 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës.

Ky shtetas së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” (zonë të pyllëzuar) në afërsi të fshatit Amanikaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi në rritje, 923 persona të punësuar këtë javë nga Zyrat e Punës
Artikulli tjetërRama: Rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën raportin e DASH