Ballina Flash

FOTO/ Shkodër, ekspozitë me dorëshkrimet e A’t Frangjisk Anton Santorit

TIRANË, 30 mars /ATSH/ – Sot në Bibliotekën e Kishës Franceskane, Shkodër Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi ekspozitën me dorëshkrimet e A’t Frangjisk Anton Santorit.

Kjo ekspozitë sjell për vizitorët dorëshkrimet e A’t Frangjisk Anton Santorit për rolin e tij në fushën letrare dhe fetare të cilat ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Ekspozita vjen në bashkëpunim me Qendrën Albanologjike të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me Fondacionin Universitar “Francesco Solano” (Itali), me mbështetjen e Komunës së Cerzetos, Komunës së Santa Caterina Albanese, Arqipeshkëvisë Shkodër, dhe Urdhrit Franceskan.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur një javë, në Librarinë Franceskane “Gjergj Fishta” të qytetit të Shkodrës, pranë Pedonales. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj: Asnjë tolerancë shkeljeve
Artikulli tjetërRritja e fluksit turistik, sipërmarrja italo-shqiptare punëson 70 persona