Ballina Aktualitet

Ambasada e SHBA: Roli i Shqipërisë në Aleancë

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Ndërsa Shqipëria feston 10 vjet anëtarësi në NATO, Ambasada e SHBA-së në Tiranë nënvizon disa fakte të rëndësishme mbi Aleancën dhe rolin e Shqipërisë brenda saj.

“Lufta e NATO-s kundër terrorizmit është pjesë thelbësore në sigurimin e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë për qytetarët tanë”, thekson Ambasada amerikane.

Konkretisht në Afganistan, misioni “Mbështetja e vendosur” i NATO-s, stërvit, këshillon dhe mbështet forcat afgane të mbrojtjes për zhvillimin e aftësive të tyre në mbrojtjen e Afganistanit, në mënyrë që vendi të mos të kthehet më në një strehë të sigurt për terroristë ndërkombëtarë.

Po ashtu NATO është anëtare e Koalicionit Ndërkombëtar drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për mposhtjen e ISIS dhe ka prodhuar avionë vëzhgues AWACS për të rritur ndërgjegjësimin e koalicionit ndaj situatave.

Misioni i NATO-s në Irak është një mision për stërvitje jo luftarake dhe ndërtimin e kapaciteteve për të ndihmuar forcat iraniane të parandalojnë rikthimin e ISIS.

Për sa i takon partneriteteve kryesore, NATO bashkëpunon me shtetet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, si Jordania, Tunizia dhe Egjipti, për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes dhe sigurisë, e për të eliminuar kushtet që lindin terrorizmin.

“NATO lufton që të ndalojë terrorizmin në burim përpara se të mbërrijë në kufijtë tanë”, thekson Ambasada amerikane.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLehtësohen procedurat e kredidhënies për fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi
Artikulli tjetër“Infermierë për Shqipërinë”, 1161 infermierë të punësuar përmes platformës