Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni: Sanksionimi i Guadios është qesharak

UASHINGTON, 28 mars /ATSH-AFP/ – SHBA-ja e cilësoi sot si qesharak sanksionimin për të mos u zgjedhur për 15 vite dhe shkarkimin e ndërmarrë nga autoritetet venezuelase kundër presidentit të Parlamentit të Venezuelës, Juan Guaido, që është gjithashtu shefi i opozitës.

“Kjo, është e fortë. Kjo është qesharake”, deklaroi zëdhënësi i departametit të Shtetit, Robert Palladino.

Presidenti i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido që është gjithashtu edhe kreu i opozitës, u shkarkua sot nga posti i tij dhe nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion zgjedhor për 15 vite sepse dyshohet për korrupsion, njoftuan autoritetet venezuelase.

Kontrollori i Përgjithshëm i Republikës, Elvis Amoroso, i ngarkuar me mbikëqyrjen e transparencës së administratës në Venezuelë, vendosi t’i ndalojë ushtrimin e çdo funksioni zgjedhor qytetarit (Juan Guaido) për afatin maksimal të parashikuar nga ligji. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgërçi me Ramën? Veliaj: Diversion i opozitës e cila nuk ka asnjë alternativë
Artikulli tjetërVeliaj: Në 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyre