Ballina Kosova

Kosovë/ Thaçi përkujton martirët e Izbicës

PRISHTINË, 28 mars /ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 20-vjetorin e masakrës në Izbicë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati, duke vënë kurorë lulesh për 147 martirë. “Sot dhe përgjithmonë do të jenë në mendjet dhe zemrat tona”, ka shkruar ai në Facebook. Ndryshe, 20 vjet më parë, më 28 mars 1999, ka ndodhur masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

a.a/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBizneset e bimëve mjekësore më shumë akses në fondet e IPARD
Artikulli tjetër10 vjet në NATO, Xhaçka: Shqipëria partner dhe aset strategjik për Aleancën në rajon