UASHINGTON, 27 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në Zyrën Ovale, Fabiana Rosales, bashkëshortja e kreut të opozitës venezuelase, Juan Guaido si dhe “zonja e parë e Venezuelës”, sipas terminologjisë së Shtëpisë së Bardhë.
“Ne jemi me ju 100%”, deklaroi Trump në prani të gazetares 26 vjeçare.
SHBA-ja, që kërkon me forcë largimin e Nicolas Maduro, ka njohur, me rreth 50 vende të tjera, Juan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.
“Venezuela po kalon një krizë të tmerrshme. Kam frikë për jetën e bashkëshortit tim”, deklaroi Fabiana Rosales duke dënuar diktaturën e tmerrshme të Nicolas Maduro. /G.S/























