Ballina Flash

FSHF shkarkon Panuccin

TIRANË, 23 Mars /ATSH/ – Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.

Shkarkimi i Panuccit vjen pas humbjes që pësoi mbrëmë Kombëtarja në ndeshjen kundër Turqisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, grupi H, me rezultatin 0-2.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMixmag: DJ shqiptarë gjithçka që Tirana të futet në hartën e muzikës dance
Artikulli tjetërShëtitorja e Dhërmiut gati për sezonin turistik