Ballina Bota

AUSTRI – Numër rekord i akteve raciste

VJENË, 23 mars /ATSH-APA/ – Racizmi është dukshëm pjesë e jetës së përditshme në Austri, sipas një raporti vjetor të iniciativës antiraciste ”Zara”.

”Gjatë vitit 2018 u kryen 1 920 akte raciste, çka përbën një rekord. Në vitin 2017 ky numër ishte 1 162. Ndërkohë, abuzimi dhe persekutimi online, në pjesën më të mdahe në formën e postimeve me përmbajte urrejtjeje u rrit 60%”, tha kjo organizatë.

“Racizmi është kudo”, tha shefi i ”Zara”-s, Hans Dieter Schindlauer në një konferencë shtypi.

”Rritja e numrit të njoftimeve për akte raciste nuk nënkupton domosdoshmërisht se ka më shumë racizëm, por po tregon se njerëzit po tregojnë më shumë kurajo morale”, shtoi Caroline Kerschbauemer, një nga drejtueset kryesoret të ”Zara”-s.

Nga 1 920 rastet me përmbajtje raciste në 2018, 1 164 (tre të pestat) e tyre kishin lidhje me internetin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi i ri me “Agjentin 007”, vjen me një titull të ri
Artikulli tjetërBalla: Detyra jonë, përfaqësimi i shumicës së shqiptarëve në 61 bashkitë