ATHINË, 22 mars /ATSH-ANA/ – Persona të panjohur hodhën sot rreth orës 04:00, një pako me lëndë shpërthyese pranë konsullatës së Rusisë në Athinë.
Pakoja me eksploziv shpërtheu pranë vendqëndrimit të policit të shërbimit duke shkaktuar dëme të vogla.
Nuk njoftohet për të plagosur.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën.
Askush nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë për këtë sulm./ a.jor.























