PRISHTINË, 21 mars /ATSH/ – Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë do të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.
Edhe pse mëngjesi ka qenë më i freskët, meteorologët parashikojnë se me kalimin e orëve gjatë ditës do të rriten edhe temperaturat dhe do të jetë mot më i ngrohtë.
Temperatura minimale sot do të shënojë 3°C, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri në 18°C. /KosovaPress//e.malaj/





















