TIRANË, 20 mars /ATSH – I. Vata/ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot dhënien e mandatit të tre kandidatëve të listës shumemërore të LSI-së, në Qarku Fier, Ralf Gjoni, në Qarku Fier, Nimet Musai, dhe Qarku Vlorë, Enada Koçiraj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projekt vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Klajda Theodhoraq Gjosha”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, Ralf Gjoni.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projekt vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Petrit Kozma Vasili”.
KQZ, vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Fier, Nimet Musai.
Në vijim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot projekt vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Shezai Feta Rrokaj”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë, Enada Koçiraj. /a.g/























