Ballina Flash

20 Marsi, dita botërore e shëndetit oral

TIRANË, 20 mars /ATSH/ – Dita Botërore e Shëndetit të Gojës, e vendosur nga Federata Dentare Botërore, organizohet çdo vit në 20 mars.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Higjiena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme, sepse favorizon një shëndet të mirë.

“Kujdesu për shëndetin e gojës! Mbro shëndetin tënd” është mesazhi i këtij viti, i cili motivon individët të marrin përgjegjësinë për shëndetin e tyre oral, duke ndërmarrë veprime specifike për të parandaluar sëmundjet orale dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre të përgjithshëm.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, parandalimi është gjithmonë opsioni më i mirë, por zbulimi dhe trajtimi i hershëm gjithashtu janë vendimtare për të siguruar rezultatet më të mira kundër sëmundjeve orale, si dhe ndërlikimet e lidhura me shëndetin. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Përfaqësim ”perandorak” kinez në Itali
Artikulli tjetërKujdesi për shëndetin oral, ndërgjegjësimi nis që në fëmijëri