Ballina Flash

Parku i Shatërvanit në Shkodër me pamje të re

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Qytetit të Shkodrës po i rikthehet i rehabilituar shatërvani, i vendosur në një nga nga zonat më të frekuentuara nga të gjitha moshat dhe në çdo stinë.

Pas këndit të ri të lojërave për fëmijë, parkut në qendër të qytetit, po i kthehet shatërvani plotësisht i rehabilituar.

Ndërhyrja e bashkisë Shkodër ishte e domosdoshme për shkak të amortizimit si pasojë e viteve, por edhe e dëmtimit.

Paralelisht me riparimin e Shatërvanit po punohet për vënien në eficiencë të plotë të ndriçimit të parkut, gjelbërimit, rrugicave lidhëse të tij, pemëve e kështu me radhë.

Sipas bashkisë, ndërhyrja ishte më se e nevojshme jo vetëm për shkak të amortizimit me kalimin e viteve, por edhe si një zonë mjaft e frekuentuar nga të moshuar, fëmijë, të rinj e të reja.

Me përfundimin e rehabilitimit, parku i Shatërvanit në Shkodër do të jetë një nga më të preferuarit jo vetëm të shkodranëve, por edhe turistëve që vizitojnë këtë qytet. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“South Albania Heritage”, aplikacioni pasurohet me trashëgiminë dhe turizmin në Vlorë
Artikulli tjetërRritje e bashkëpunimit mes bashkive të Tiranës dhe Pragës