Ballina Flash

Hahn: Javë vendimtare, bashkëpunim për stabilitet

TIRANË, 18 mars/ATSH/ – Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca i cili ndodhen në Bruksel për të raportuar mbi ecurinë e reformave si dhe situatën politike në vendin tonë.

Gjatë takimit Hahn shprehet se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat.

“Është mirë të flasësh me të dërguarin e BE-së në Shqipëri, ambasadorin Luigi Soreca, në kuadër të raportit për zgjerim në pranverë të Komisionit Europian. Është thelbësore që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitet dhe reformim në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre”, theksoi Hahn.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHOLANDË – Arrestohet i dyshuari për sulmin në Utreht
Artikulli tjetërBRUKSEL – NATO: Rusia t’i kthejë Krimenë Ukrainës